Frroku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë NULL NULL 06/10/2015 06/10/2015 Deputeti Mark Frroku, i cili ndodhet në masën e arrestit me burg, pasi akuzohet për kryerjen e një vrasjeje në Belgjikë, ka kërkuar ndryshimin e masës së arrestit me burg. Duke qenë se kanë kaluar plot gjashtë muaj që kur ai u arrestua në fillim të prillit, deputeti Frroku, kërkoi nëpërmjet avokatit të tij Sajmir Visha, që të lihet i lirë me argumentin se faktet dhe rrethanat kundër tij nuk janë të rënda. Në kërkesën e dërguar nga pala mbrojtëse e Mark Frrokut, deputeti është shprehur i gatshëm të jetë në dispozicion të drejtësisë sa herë të paraqitet nevoja. Kërkesa e mbrojtjes është vendosur të shqyrtohet të premten. Më 11 shtator, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e avokatit të deputetit Mark Frroku, për të shqyrtuar ankimin e procedurave të ndjekura nga Gjykata e Lartë për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Sipas vendimit të gjykatës, ankimimi i Mark Frrokut nuk ishte i bazuar ligjërisht, prandaj nuk u pranua të merret në shqyrtim dhe për pasojë të kalojë në seancë gjyqësore. Ky ankim erdhi vetëm pak ditë pasi Gjykata e Lartë me kërkesë të prokurorisë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për deputetin Mark Frroku, i akuzuar për një vrasje në Belgjikë, ngjarje e ndodhur në vitin 1999./Shekulli
Lajme Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë 1 minutë më parë
Lajme ShBA-ja mund të humbasë deri në 900 avionë luftarakë nëse lufton kundër Kinës në Tajvan 13 minuta më parë