17:16, 21 Nëntor 2019

Analisti Frrok Çupi gjatë një analize në emisionin “Top Talk” për qëndrimet e Presidentit të Republikës dhe atë që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të Ilir Metës.

Çupi tha se presidenti nuk ka integritetin e duhur moral dhe politik për të dalë si mbrojtës i kushtetutës dhe demokracisë në Shqipëria.

“Ne ndodhemi para rrethanave të tilla që presidenti i Republikës, vetëm në dy ditë ka thënë që unë do të jem ushtar edhe sikur ka sajuar, ka inskenuar një largim “per forca” nga presidenca dhe ka deklaruar se unë do jem ushtar”u shpreh analisti.

I ndërprerë nga Denis Dyrnjaja,  i cili shton se e gjitha kjo po ndodh, (të paktën siç pretendohet) “në mbrotje të demokracisë”, Çupi deklaron:

“Demokracia nuk mbrohet me ushtarë. Të paktën është i vetmi sistem në botë që nuk mbrohet me ushtarë. Me ushtarë mund të mbrohet tirania, me ushtarë mbrohet diktatura, grushtet e shtetit, gjullurditë e tjera, por jo demokracia. E dyta, prej kohësh ai po bën thirrje se parlamenti është një bandë dhe do të thotë se presidenti është instaluar në luftë kundër parlamentit që mban sovranitetin e popullit. E treta, presidenti prej kohësh po bën thirrje se mua mund të më largojë vetëm populli. Në fakt nuk ka asnjë lidhje. Presidenti nuk është një post i zgjedhur nga populli.”/tch/

Konkurs Pune

Lexo më shumë