Frasier nuk do të jetë e vendosur në Seattle - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Frasier nuk do të jetë e vendosur në Seattle

NULL NULL
03.02.2023 13:38

Seria komike Frasier në rikthimin e saj nuk do të jetë e vendosur në Seattle.

Versioni origjinal nis me Doktor Frasier Crane, luajtur nga Kelsey Grammer, që lë Bostonin dhe shpërngulet në Seattle për të punuar në radio.

Mirëpo, në rikthimin e kësaj serie, protagonisti do të jetë duke jetuar dhe vepruar në Boston, ku edhe kishte jetuar personazhi në fjalë gjatë kohës sa ishte pjesë e botës fickive të serisë Cheers.

Crane së pari kishte dalë si personazh nga hit-seria komike Cheers, dhe më pas ishte krijuar një spin-off seri e përqendruar rreth jetës dhe veprimtarisë së tij.