Franklin i dërgon mesazh Anthony Joshuas NULL NULL nga Endrit Zogaj 29.03.2023 15:27 nga Endrit Zogaj 29.03.2023 15:27 Të shtunen në “O2 Arena” të Londrës do të zhvillohet super beteja e peshave të rënda ndërmjet Anthony Joshuas dhe Jermaine Franklin. Pas tetë muajsh, britaniku po kthehet në ring pas dy humbjeve të fundit që i kishte pësuar nga Oleksandr Usyk. Bile, ky i fundit i’a pati rrëmbyer edhe titujt e botës në boks. E boksieri amerikan tha se do të tentoj t’ia shkaktoi edhe humbjen e tretë rresht britanikut. “Të gjithë thonë se karriera e Joshuas është në fije të perit dhe se kjo sfidë është gjithçka për të. Ai mund të kishte zgjedhur këdo si rival, por më zgjodhi mua. Ndoshta ai po përpiqet t’i dëshmojë vetës se mund të më bëjë diçka që Dillian nuk mundi” tha Franklin për mediume angleze, njofton Klankosova.tv. “Joshua bëri zgjedhjen e gabuar, pasi ai nuk do të më mposht mua. Unë kam ardhur në Londër për ta zgjuar atë dhe pjesën tjetër të botës. Do ta mposht dhe do t’i jap fund karrierës së tij. Ai i ndryshon shpesh trajnerët, po një gjë nuk do ta ndryshojë dot, fakti që do të humbasë përsëri.”, u shprej Jermaine Franklin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.