Francois Fillon nuk tërhiqet nga gara presidenciale NULL NULL 01/03/2017 01/03/2017 Kandidati i qendrës së djathtë për presidencën franceze, Francois Fillon ka anuluar një takim me kryesinë e partisë duke ngritur dyshime të mëtejshme në lidhje me fushatën e tij, transmeton Klan Kosova. Megjithatë ai ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga kandidatura pavarësisht asaj se është ftuar për të dëshmuar në një hetim. Fillon nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat e gazetës satirike “Le Canar Enchaine” për punësimin fiktiv të së shoqes, Penelope, të paguar nga fondet publike për një punë të cilën nuk e ka kryer. Fillon pasi anuloi takimin ka njoftuar se së shpejti do të dalë me një deklaratë për shtyp.
Kosova Zeqiri paralajmëron padi ndaj atyre që arrestuan policët pa pasur prova (VIDEO) 25 minuta më parë