Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Francezët protestojnë për masat ndaj të pavaksinuarëve kundër COVID-19

NULL NULL
31.07.2021 23:23

Rreth 200 mijë njerëz protestuan në Paris dhe qytete të tjera franceze të shtunën kundër një leje të detyrueshme shëndetësore të koronavirusit e cila vërteton vaksinimin apo testin negativ të COVID-19 për hyrje në një sërë vendesh publike, të prezantuar nga qeveria ndërsa lufton me valën e katërt të infeksioneve.

Protestuesit plagosën tre policë në Paris, tha një zëdhënës i policisë. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha në Twitter se 19 demonstrues u arrestuan, përfshirë 10 në Paris, përcjell Klankosova.tv.

Ishte fundjava e tretë radhazi që njerëzit që kundërshtuan masat e reja të Presidentit Emmanuel Macron për COVID-19, një shfaqje e pazakontë e vendosmërisë në një kohë të vitit kur shumë njerëz janë të fokusuar në pushimin e tyre veror.

Numri i demonstruesve është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i protestave, duke i bërë jehonë lëvizjes “jelekët e verdhë”, e cila filloi në fund të vitit 2018 kundër taksave të karburantit dhe kostos së jetesës, raporton Reuters.

Një zyrtar i ministrisë së brendshme tha se 204.090 ishin duke demonstruar në të gjithë Francën, përfshirë 14 mijë e 250 vetëm në Paris. Kjo është rreth 40 mijë më shumë se javën e kaluar.

Vizitorëve që shkojnë në muze, kinema ose pishina tashmë u është refuzuar hyrja nëse nuk mund të japin kartën e shëndetit duke treguar se janë vaksinuar kundër COVID-19 ose kanë pasur një test negativ të fundit.

Parlamenti miratoi një ligj të ri këtë javë që do t’i bëjë vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë dhe do të shtrijë kërkesën për lejën në bare, restorante, shfaqje tregtare, trena dhe spitale.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme