Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Francezët e ‘fluturojnë’ nga gëzimi gazetarin e Klan Kosovës

NULL NULL
01.07.2024 21:09
Francezët e 'fluturojnë' nga gëzimi gazetarin e Klan Kosovës

Franca është në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Djelmoshat e udhëhequr nga Didier Deschamps, e mposhtën Belgjikën me rezultat minimal 1:0.

E kjo solli gëzim tek tifozët francezë.

Ata u shfaqen tejet të lumtur, saqë e ‘fluturuan’ edhe gazetarin e Klan Kosovës, Andi Shabanin, i cili e ka përcjellë nga afër lojën, por edhe organizimet e “EURO 2024”, në përgjithësi, njofton Klankosova.tv

Tani ‘gjelat’ në çerekfinale do të kenë punë me fituesin e takimit që po zhvillohet në mes të Portugalisë dhe Sllovenisë.

Ndeshjet e kampionatit evropian që po zhvillohet në Gjermani, transmetohen drejtpërdrejtë në Klan Kosova dhe Artmotion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.