Francesco Totti, legjenda drejt rikthimit në Romë

Francesco Totti, legjenda drejt rikthimit në Romë

NULL NULL
1 muaj më parë

Sipas “Il Corriere dello Sport” legjenda e klubit romak, Francesco Totti, është drejt rikthimit tek ish-klubi i tij Roma si zëvendës-president ose si drejtor teknik.

Gazeta në fjalë raporton se Totti ka pasur kontakte të vazhdueshme me CEO Guido Fienga, dhe se një rikthim te Roma tanimë shihet si i pashmangshëm.

Pas incidentit të fundit me lojtarin Amadou Diawara, thuhet se “Friedkin Group” dëshirojnë ta përshpejtojnë punën me rastin e Tottit në lidhje me revolucionin e klubit.

Po ashtu raportohet që legjenda e klubit romak nuk është takuar ende me drejtorin e klubit Fienga.