Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Francë: Pjesëmarrja më e lartë votuesve në zgjedhjet legjislative që nga viti 1986

NULL NULL
30.06.2024 18:43
Foto: Euronews.com

Franca po shkon drejt kutive të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative sot, për të zgjedhur 577 përfaqësues të Asamblesë Kombëtare.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme franceze, Franca nuk ka pasur një pjesëmarrje kaq të lartë të votuesve në zgjedhjet legjislative që nga viti 1986, shkruan Euronews.com, përcjell Klankosova.tv.

Zgjedhjet e vitit 1986 ishin veçanërisht të rëndësishme pasi rezultuan në bashkëjetesën e parë: Zhak Shirak, lideri i koalicionit të qendrës së djathtë, u bë kryeministër nën presidentin socialist François Mitterrand.

Këto zgjedhje shënuan gjithashtu herën e parë që kandidatët nga Fronti Kombëtar, paraardhësi i Tubimit Kombëtar aktual të Marine Le Pen, hynë në Asamblenë Kombëtare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.