Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Francë – Belgjikë, Kounde shpallet “Lojtar i ndeshjes”

NULL NULL
01.07.2024 21:37
Francë - Belgjikë, Kounde shpallet "Lojtar i ndeshjes"

Franca e ka prekur çerekfinalen e Kampionatit Evropian, pasi arriti ta mposht minimalisht Belgjikën me rezultat 1:0, me autogolin e Jan Vertonghen.

Në këtë ndeshje kontribut të madh dha Jules Kounde.

Mbrojtësi i Barcelonës u shpall “Lojtar i ndeshjes”.

Ai e ka mbuluar mjaft mirë sulmuesin belg, Jeremy Doku, duke mos i lënë shumë hapësirë me vetëm tri prekje në zonën franceze.

Po ashtu ekspertët e UEFA-s e vlerësuan mjaft lart kontributin e 25-vjeçarit.

“Ai ishte i fortë në mbrojtjes, shumë ndihmues në zonat e sulmit. Ka bërë krosime të rrezikshme dhe ishte shumë i mirë në situatat një kundër një me Dokun”, vlerësuan ata.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.