Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë”

NULL NULL
01.02.2023 00:30

Sipas një sondazhi të publikuar së fundmi, vlerësimet e popullaritetit të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres Elisabeth Borne kanë rënë për pesë pikë në një muaj e gjysmë, respektivisht në 36 për qind dhe 31 për qind.

Sondazhi i kryer nga instituti ‘Odoxa’ tha se pothuajse dy të tretat e të anketuarve francezë apo 63 për qind e tyre besojnë se Macron “nuk është një president i mirë i Republikës”, ndërsa 66 për qind deklaruan se Borne “nuk është një kryeministre e mirë”, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Sipas sondazhit, ky është vlerësimi më i ulët i popullaritetit të kryeministres Borne që kur ajo mori detyrën muajin maj të vitit të kaluar.

“Kjo pikë e ulët nuk u arrit kurrë nga paraardhësi i saj Jean Castex”, theksoi instituti ‘Odoxa’.

Sondazhi thotë se gjithsej 64 për qind e të anketuarve besojnë se “nëse do të kishte bllokada të mëdha në vend për shkak të mobilizimit kundër reformës së pensioneve” qeveria do të mbante përgjegjësinë kryesore.

Vetëm 35 për qind e të anketuarve thanë se sindikatat do t’i konsideronin përgjegjëse.

Por sipas autorëve të sondazhit, “realisht askush nuk përfiton nga pakënaqësia për reformën e pensioneve”.

Politikani më popullor në Francë është Edouar Philippe, kryebashkiaku i qytetit Le Havre, i cili mori miratimin e 36 për qind të të anketuarve.