Franca përballet me mungesë të pilulave për abort - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Franca përballet me mungesë të pilulave për abort

NULL NULL
20.04.2023 19:28
pilula

Deirsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpërthen një betejë politike dhe ligjore për aksesin në pilulat e abortit, farmacitë në Francë janë përballur me mungesën e misoprostolit, një ilaç që përdoret zakonisht për abortin.

Aborti me ilaçe, i cili përbën më shumë se gjysmën e të gjitha aborteve në SHBA dhe 70 për qind të tyre në Francë, zakonisht përfshin dy ilaçe: mifepriston, i cili bllokon progesteronin dhe i jep fund shtatzënisë, dhe misoprostol, i cili shkakton kontraktimet. Kombinimi i dy barnave përdoret gjithashtu për të trajtuar abortet spontane.

Të dyja ilaçet kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes në SHBA, ku Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë të premten vendimin e një gjykate më të ulët se miratimi i rregullatoreve federale për mifepristone në vitin 2000 janë me disa gabime dhe të meta.

“Franca do të fillojë gjithashtu importimin e pilulave të abortit misoprostol nga Italia për të trajtuar mungesën”, njoftoi të mërkurën Ministri i Shëndetësisë, François Braun, duke u zotuar të mbrojë atë që ai e quajti një “të drejtë themelore”.

Presidenti Emmanuel Macron premtoi muajin e kaluar se së shpejti do të paraqiste një ligj që ruan të drejtën e abortit në kushtetutë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.