Franca miraton ligjin për Kulmet e Gjelbërta NULL NULL 24/05/2015 24/05/2015 Një ligj i ri së fundmi është miratuar në Francë, i cili obligon që çdo objekt që ndërtohet në zonat komerciale të jetë gjysëm i mbuluar me bimësi ose me panele solare. Kulmet e Gjelbërta siç quhen ndryshe, do të jenë përbërës të objekteve në Francë të ndërtuara në zonat e banueshme. Sipas ekologëve këto kulme shërbejnë si izolues të mirë duke ndihmuar kështu në uljen e shpenzimeve për ngrohjen/ftohjen e objekteve sipas kushteve klimatike, tërheqjen e zogjve të cilët janë larguar nga zonat urbane, dhe pastrimin e ajrit për shkak të mbetjeve nga gazrat e emetuara. Ambientalistët francez kanë qenë të mendimit që të përpilojet ligji ku çdo objekt të jetë i mbuluar nga kulme plotësisht të gjelbëruara, transmeton Klan Kosova. Sipas ekspertëve kulmet pjesërisht të mbuluara janë një fillim i shkëlqyer, edhe pse duhen ndërmarrë enda masa drejt vendimeve të tjera të dobishme për komunitetin. Aprovimi i këtij ligji i`u ndihmon edhe bizneseve të cilat do të bëjën instalimin paneleve solare, në përfitimin e energjisë së rikuperueshme, duke ndikuar kështu në uljen e kostos së shpenzimeve. Kulmet e gjelbërta janë tashmë të njohura në Gjermani dhe Australi, por edhe në Toronto të Kanadasë. Ligji i aplikimit të këtyre kulmeve ekologjike është aplikuar në Kanada që nga viti 2009 për të gjitha llojet e godinave, si për ato industriale, ashtu edhe për ato rezidenciale. / klankosova.tv
Lajme Shefi i inteligjencës britanike: "Putini e ka humbur luftën e informacionit në Ukrainë" 23 minuta më parë
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 41 minuta më parë