Franca e Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri NULL NULL 01.06.2023 19:26 01.06.2023 19:26 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, kanë kërkuar që në komunat e veriut të Kosovës të mbahen zgjedhje të reja. Kështu citon Reuters të ketë thënë Macroni pas takimeve të ndara që i ka zhvilluar, bashkë me Scholzin, me presidenten Osmani dhe homologun e saj nga Serbia, Vuçiq. “Franca dhe Gjermania u bënë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të organizojnë zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur në rajonet e prekura nga trazirat e fundit civile”, tha presidenti francez Emmanuel Macron. Macron, duke folur në një samit politik në Moldavi, shtoi se Franca dhe Gjermania kishin kërkuar gjithashtu që të sqarohen rregullat zgjedhore të Kosovës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023