Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 31.03.2023 20:20 nga Besnik Tahiri 31.03.2023 20:20 Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marrëveshjet që u arritën mes tyre për ujdinë bazë sipas propozimit evropian për normalizimin e raporteve. Më 27 shkurt në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan që dokumenti në fjalë të mbetet i pa ndryshuar përderisa më 18 mars ata në Ohër u pajtuan, por pa nënshkruar me aneksin e zbatimit të ujdisë në fjalë. “Nëse shohim jashtë, atëherë shihet se pranvera po vjen, lisat po lulëzojnë, bari është më i gjelbër dhe pas një dimri të tensionuar e të ftohtë po shohim shenjat e mundshme të pranverës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Olivier Guerot, Ambasador i Francës në Kosovë. Sikur francezi ashtu dhe gjermani folën për pasoja nëse zotimet e nga Brukseli e Ohri nuk zbatohen. Por se për çfarë pasoja bëhet fjalë ata si përmenden, derisa ftuan që koncentrimi të jetë në anën pozitive, njofton Klan Kosova. “Ka obligime për të dyja palët. Lexojeni marrëveshjen aty është ndërrimi i misioneve të përhershme, njohja e simboleve shtetërore, s’ka kundërshtime. Shpresoj në më pak fokus ndaj deklaratave e më shumë në veprime”, theksoi Jorn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë. Si të ftuar në një debat nga Media Qendra në Çagllavicë të dy ambasadorët u treguan përkrahës të fortë të aspiratave euroatlantike të Kosovës, siç është hyrja në Këshill të Evropës. E një detyrë që pritet nga pala kosovare është e pashmangshme. “Ka pritje nga ne për Qeverinë e Kosovës që të del me një propozim për Asociacionin. Ne e presim këtë dhe i inkurajojmë ata ta bëjnë, dhe kjo duhet të jetë shumë e qartë”, shtoi i pari i Parisit në Prishtinë. Nga ana e tij Rohde u shfaq i shqetësuar ndaj një fenomeni që po ngjan në veri të vendit. “Lexova sot se vetura janë djegur në veri të personave të cilët kanë ndryshuar targat e veturave. Jemi në shekullin 21. Si mund të digjni veturat?”, tha i pari i Berlinit në Prishtinë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 11 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 26 minuta më parë