Franca dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës NULL NULL 25.09.2023 16:38 25.09.2023 16:38 Franca ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme, ku u vra një polic. Shteti francez bën thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë, transmeton Klankosova.tv. “Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Ajo shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe bën thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë”, Franca gjithashtu nënvizon që Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog. “Serioziteti i këtyre ngjarjeve nënvizon urgjencën që Serbia dhe Kosova të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë e mundshme për arritjen e normalizimit të marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësimin që ata të përparojnë drejt Bashkimit Evropian”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 11 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 17 orë më parë