Lajmet e fundit

Tre fëmijë nga një familje shqiptare kanë humbur jetën në Jacksonville të Floridas në ShBA, pasi shtëpia e tyre u përfshi nga zjarri mëngjesin e së mërkurës.
Mediat në ShBA kanë raportuar se nga shtëpia kanë arritur të shpëtojnë katër persona, dy fëmijë dhe dy të rritur, që dyshohet se janë të po të njëjtës familje.
Fqinjët janë shprehur tejet të tronditur nga kjo ngjarje.
Raul, i cili jeton afër shtëpisë ku ndodhi tragjedia, tha se e njihte familjen shqiptare. Thotë të ketë ardhur nga puna herët në mëngjesin e së mërkurës kur kishte parë zjarrin. “Sapo hyra në rrugë, thashë o Zot, është shtëpia e kaltër”, tha Raul.
Një fqinje tjetër, Alyssa, thotë se kjo tragjedi ia ka thyer zemrën. “Është shumë zemërthyese, jam shumë e mërzitur që njerëzit nuk ia dolën të iknin nga ky zjarr. I shpreh ngushëllimet e mia për familjen”, tha Alyssa.
Fqinji tjetër i tha medias “News4Jax” se kalimtarët e rastit kanë ndihmuar në kapjen e një bebeje dhe një të rrituri nga dritarja e katit të dytë. /Klankosova.tv