16:00, 24 Shkurt 2020

Qendra Ndërkombëtare e Fotografisë në New York ka shfaqur fotografitë e yjeve më të mëdhenj të hip-hopit.

Ekspozita “Contact High: A Visual Story of Hip-Hop” është realizuar nga kuratorja Vikki Tobak.

Ajo vlerëson se ky zhanër muzikor është tejet i fuqishëm dhe se të gjithë e dinë se si tingëllon, ndërsa përmes punës së saj thotë se është munduar ta vizualizojë atë.

Përmes fotografive të ndryshme të yjeve nëpër periudha të ndryshme kohore, ekspozita ju jep ndjesinë se po e shihni hip-hopin duke u rritur.

“Contact High: A Visual Story of Hip-Hop” përfshin afro 10 vepra të reja dhe më shumë se 75 filma fotografik të pa prekur, duke nisur nga portreti ikonik i Notorious BIG  e realizuar nga Barron Claiborne, imazhet e hershme të Jay-Z, Kendrick Lamar dhe Kanye West.
Në ekspozitë gjithashtushfaqet edhe një dokumentar i shkurtër për fotografët dhe realizimin e saj, ndërsa deri më tani është parë një numër tejet i madh i vizitorëve.

Image result for The International Center of Photography New York hip hop

Image result for The International Center of Photography New York hip hop

Konkurs Pune

Lexo më shumë