Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotografohet duke notuar balena mbi 12 metra e gjatë (VIDEO)

NULL NULL
08.08.2022 14:42

Një balenë e gjatë mbi 12 metra është parë duke notuar në Qipro. Sipas mediave vendase, ajo është parë dhe kapur në kamera mëngjesin e së premtes nga kapiteni i varkave “Seaze the Day”, Panagiotis Nikolaidis.

“Ishte hera e parë që pashë këtë lloj balene në një mjedis natyror”, u shpreh ai.

Nikolaidis deklaroi gjithashtu se shqetësimi i tij i parë ishte të shihte nëse balena ishte mirë dhe nëse nuk kishte hyrë në ndonjë rrjet. Kur kuptoi se gjithçka ishte në rregull, ai bëri disa video, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu shtoi se balena ishte rreth 12-13 metra, por nuk identifikoi nëse ishte mashkull apo femër. ” Zakonisht meshkujt e rritur të specieve largohen vetë dhe meqenëse ishte i vetmuar, ndoshta ishte një mashkull”, u shpreh kapiteni.

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.