Fotografja kalon nëntë vjet duke i fotografuar njerëzit duke shkuar në punë NULL NULL 14.03.2019 16:00 14.03.2019 16:00 Fotografi danez, Peter Funch, ka bërë fotografi në vendin dhe kohën e njëjtë, për nëntë vjet. Më vonë, ai e kuptoi se ka fotografuar personin e njëjtë disa herë por çudia më e madhe ishte se personi kishte pamjen dhe mimikat e fytyrë pothuajse identike, edhe pse fotografitë ishin realizuar në ditë të ndryshme. Kjo u bë edhe shkas pse u krijuar një projekt të jashtëzakonshëm që quhet “42nd and Vanderbilt”. Këto fotografi janë realizuar në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2016 derisa janë shkrepur mes orës 08:30 deri në orën 09:30 të mëngjesit në qytetin e New Yorkut. Duke i zhvilluar dhe edituar fotografitë, Funch kuptoi se fotografimi i përditshëm në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, japin një rezultat të habitshëm: ju shihni të njëjtët njerëz që përsëritin të njëjtat rituale gjatë viteve. Fotografia në rrugë mund të jetë e paparashikueshme dhe plot surpriza. Ne ndoshta nuk e kuptojmë që ditë pas dite dhe nga viti në vit ne bëjmë të njëjtën gjë, konsumojmë të njëjtin ushqim, pimë kafe në kafiterinë e njëjtë, mbajmë të njëjtën prerje flokësh dhe madje veshin rroba me ngjyrë të njëjtë. Kush janë këta njerëz? A janë të mërzitur? A janë të lumtur? Nuk ka rëndësi, ata janë njerëz të zakonshëm që frekuentojnë një rrugë të ngarkuar – ata janë pjesë e jona. Janë thjesht njerëz të zakonshëm që bëjnë një rutinë të zakonshme në mëngjes, nxitojnë për punë, përgatiten për ditën e tyre të ngjeshur me punë. Të dukesh njëjtë çdo ditë…a është klishe apo konsistencë? Ju vendosni. Ju mund të mendoni se këto fotografi janë shkrepur në ditë të njëjtë, me vetëm disa minuta dallim. Gabim. A keni parë në dollapin tuaj së fundmi për t’u siguruar se këmishat tuaja janë të njëjta por në ngjyra të ndryshme? Fotografi, përmes këtij projekti unik, ka zbuluar gjithashtu se shumë njerëz madje kanë edhe mimikat e njëjta të fytyrës, çdo mëngjes. Madje edhe syzet i nxjerrin nga xhepi i tyre gjithmonë njëjtë. Fotografi duhet të ketë shkrepur qindra e mijëra fotografi për të kapur imazhe kaq identike. Rrobat janë një zgjedhje personale. Mos harroni se një nga mendjet më të ndritura të shoqërisë sonë, Steve Jobs, ka veshur rrollkën e zezë me xhinse dhe atlete “New Balance” çdo ditë për shumë vjet me radhe dhe nuk e ka penguar atë të jetë ky që është sot. Ne nuk i njohim këta njerëz dhe kush e di ndoshta disa prej tyre ashtu si Steve, thjesht nuk kanë kohë për të humbur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.