Lajmet e fundit

Eksperti, Besmir Semanaj ka thënë se fotografia e kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e SHBA-së, Donald Trump nuk është e montuar me Inteligjencë Artificiale.
Ai në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova, tha se e ka verifikuar me aplikacione të ndryshme dhe kjo nuk është një fotografi që ka të bëjë me IA.
Semanaj tha se përveç kësaj një lider i një shteti nuk do kishte 'guxim' të bënte foto të montuara me AI për një takim me presidentin amerikan pasi menjëherë do kishte reagim nga ambasada amerikane.
"I kam kontrolluar me aplikacione të ndryshme. Nuk kemi të bëjmë me një foto AI, e para dhe e dyta, nuk besoj që një lider shteti qoftë Kurti, qoftë Rama, qoftë presidenti i Kroacisë do kishin guximin të montonin me AI një takim me presidentin e SHBA sepse do kishte reagim të ambasadës", tha ai.