Fotografi të nënave me foshnjat një ditë pas lindjes - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotografi të nënave me foshnjat një ditë pas lindjes

NULL NULL
17/12/2015

Para gjashtë vitesh, fotografja Jenny Lewis, kishte kërkuar 10 gra të cilat do të tregonin 24 orëshin e parë me fëmijën e tyre.

Qëllimi i saj ishte që të kapturonte momentet më intime të një gruaje gjatë tërë jetës së saj, transmeton Klan Kosova.

Lewis tregon se shumica e njerëzve ishin dyshues se kjo gjë do të mund të realizohet.

“Cimeret e mija më thonin se askush nuk do të thërras që ta realizosh projektin tëndë”.

“Por më erdhi një email dhe ju thash ja që paska të interesuar”, është shprehur Lewis.

Por kur Lewis bëri fotografinë e saj të parë të një nëne të re, nuk e kishte imagjinuar kurrë se këtë punë do e bënte për pesë vite dhe se sa shumë do të emocionohej nga historitë e tyre.

Ajo është vetë nënë e dy fëmijëve, dhe ka thënë se të gjitha historitë që kishte dëgjuar kur ishte shtatëzënë, ishte se sa shumë dhimbje do të ndjente gjatë lindjes.

“Është ankth, e shumë e dhimbshme”.

“Të gjithë ishin të gatshëm të tregonin vetëm historitë e këqija”.

Lewis dëshironte të kapturonte anën tjetër të historisë – që tregon krenarinë e një nëne pasi që lind fëmiun.

Ajo arriti që të fotografojë 150 nëna të reja bashkë me fëmijët në 24 orëshin e parë të lindjes së tyre, dhe të gjitha këto fotografi do t’i publikojë në një libër të quajtur “One Day Young”.

Ajo fotografoi shumë persona të famshëm, por ky projekt për të është më real sepse paraqet jetën e vërtetë.

“Unë kam takuar gra që kanë ecur 13 orë vetëm për të shkuan tek qendra e shëndetit, e ato ishin nëntë muajsh shtatëzënë dhe ka pasur raste që ato kanë pritur dy javë vetëm për tu futur në sallën e lindjes”, u shpreh Lewis.

Por pavarësisht këto 150 gra kishin histori të ndryshme nga njëra-tjetra, ato të gjitha kishin një pikë të përbashkët.

“Emocionet e fytyrës së grave dhe gjuha e trupit ishte e njëjtë”.

nena3

nena2

nena