Fotografi me fushatë të ndjeshme për aksidentet tragjike në komunikacion (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 25.02.2023 20:35 nga Qendresa Sinani 25.02.2023 20:35 7 në 4 ditë. Ky është bilanci i të vdekurve nga aksidentet tragjike në komunikacion për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Përplasja e makinave në rrugën Shtime-Ferizaj ua mori jetën katër personave, e një tjetër vdiq të premten në Kamenicë, për t’u pasuar nga foshnja e tij afro 1 vjeçe, që nuk i mbijetoi plagëve të marra, ndonëse e shtrirë në spital për disa orë. Nga jeta u nda edhe një burrë në Deçan një ditë më parë, që ndonëse i shpëtoi vetaksidentit u godit më pas nga një veturë tjetër. E krejt këto raste e shtynë fotografin Marjan Komanin që të nisë një fushatë sensibilizuese. Komani preku në pikë të dobët vozitësit, meqë me anë të imazheve ku publikoi thirrje të humbura të familjarëve tregoi anën e ndjeshme të ngjarjes. Fotografitë bënë bujë në rrjete sociale ndaj fotografi po shpreson që rezultatet të shihen edhe në terren. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 07/02/2023