Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotografi legjendar Sebastiao Salgado vdes në moshën 81-vjeçare

NULL NULL
23.05.2025 23:07

Sebastiao Salgado, i konsideruar si një nga fotografët më të njohur në botë, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Fotografi i lindur në Brazil ishte i njohur për imazhet e tij bardh e zi dramatike, të vështirësive, konfliktit dhe bukurisë natyrore, të kapura në 130 vende gjatë 55 viteve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Fotot e tij kapën ngjarje të mëdha globale si gjenocidi i Ruandës në 1994, djegia e fushave të naftës në fund të Luftës së Gjirit në 1991 dhe uria në rajonin Sahel të Afrikës në 1984.

“Lentja e tij zbuloi botën dhe kontradiktat e saj; jeta e tij, fuqia e veprimit transformues,” tha një deklaratë nga Instituto Terra, organizata mjedisore që ai themeloi me gruan e tij, Lelia Wanick Salgado.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme