Fotografi frymëzuese për ata që punojnë nga shtëpia NULL NULL 05.04.2020 14:48 05.04.2020 14:48 Tani më shumë se asnjëherë tjetër, njerëzit po punojnë nga shtëpia. Një laptop, pizhame dhe patjetër një kafe ngjitur me krevatin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të hiqni pizhamet dhe të vishni rroba të tjera. Pastaj hidhini sytë nga “zyra” juaj e shtëpisë. A është këndi i duhur? A mund të përmirësosh diçka që orët e punës nga shtëpia të jenë edhe më të këndshme?! Nuk ka rëndësë sa e madhe është shtëpia juaj, një kënd i vockël i dekoruar bukur është gjithmonë i arritshëm. E përbashkëta e këtyre fotove? Gjelbërimi! Një vazo me lule, apo qoftë edhe një kaktus i thjeshtë do t’jua bëjë vendin ku punoni më interesant, shkruan Anabel. Të punoni ndërkohë që shihni përtej xhamit. Një kënd i sajuar në ballkon, apo në oborrin e shtëpisë do të ishte perfekte. Më shumë se punë do t’ju dukej argëtim dhe karantina më pak stresuese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.