Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotografi ekskluzive: Ja si u vranë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj (Dokumentar)

NULL NULL
22.05.2025 14:21

Përreth 40 orë u luftua në një zonë në Kumanovë në datat 9 dhe 10 maj 2015.

Njësi speciale të policisë dhe ushtrisë maqedone ishin pozicionuar në Lagjen e Trimave ku nisën luftimet drejt një grupi prej rreth 40 shqiptarëve.

Municioni ishte sosur, grupi kishte humbur pjesëtarë e si rrjedhojë u dorëzuan edhe luftëtarët e fundit.

Të vrarë mbetën edhe ata që konsideroheshin drejtues të grupit, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, e bashkë me ta edhe Samid Kastrioti nga Shkupi.

Për një dekadë ka pasur hamendësime nëse ata u zunë të gjallë e pastaj janë pushkatuar apo u vranë në betejë. Por MAT sjell në këtë edicion fotografi të rralla ku ata shihet se u qëlluan me armatim të rëndë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.