FOTO E DITËS nga Edi Rama NULL NULL 12.07.2018 00:14 12.07.2018 00:14 Kryeministri shqiptar Edi Rama njihet për trendin “Foto e Ditës” në Facebook. Sonte ai ka zgjedhur një fotografi mjaft interesante për t’ia dhënë këtë epitet. Fotografia e ditës për kryeministrin shqiptar është një “selfie” me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq ku të dy shihen shumë të lumtur dhe buzëqeshur, njofton Klan Kosova. Pa dyshim se kjo fotografi vjen pasi Kroacia fitoi kundër Anglisë në gjysmëfinalen dramatike me rezultat 2:1, në vazhdime, duke bërë kështu që Kroacia të jetë pjesë e finales së Botërorit. Por presidentja kroate ndryshe nga herët e tjera që ka përcjellë të gjitha ndeshjet ku luante Kroacia dhe ka qenë edhe një tifoze e flaktë për Kombëtaren e vendit të saj, këtë ndeshje nuk mund të ishte prezente. Ajo është në Bruksel në Samitin e NATO-s ku edhe është realizuar kjo fotografi Rama-Kitaroviq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazoviq thotë se nëse do të ishte kryeministër Mali i Zi do të votonte pro anëtarësimit të Kosovës në KiE 57 sekonda më parë
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 11 minuta më parë
Kosova Mësimdhënësi mbetet pa punë, vendin ia zë familjarja e Sami Kurteshit (VIDEO) 17 minuta më parë