15:00, 5 Dhjetor 2019

Një foshnje e lindur para kohe, e cila u gjet e varrosur e gjallë në një tenxhere prej balte në Indinë veriore,  është rikuperuar plotësisht ka bërë të ditur mjeku i saj.

Ajo u soll në spital në gjendje kritike në mesin e muajit tetor, duke vuajtur nga septikemi dhe kishte një numër të rrezikshëm të trombociteve.

Tani ajo ka fituar peshë dhe numri i trombociteve është normal, i tha BBC-së pediatri i saj Ravi Khanna.

Dr Ravi Khanna with the baby in his hospital

Prindërit e saj nuk janë gjetur ende dhe foshnja do të paraqitet për birësim pas një periudhe të detyrueshme pritjeje.

Tani për tani, ajo është nën kujdestarinë e autoriteteve të mirëqenies së fëmijëve në rrethin Bareilly, në qytetin verior të Uttar Pradesh.

Ajo u gjet aksidentalisht nga një fshatar që po varroste vajzën e tij, e cila i kishte vdekur.

Hindusët zakonisht i dërgojnë trupat e pajetë në krematorium, por foshnjat dhe fëmijët e vegjël shpesh varrosen.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë