Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë (FOTO) NULL NULL 07.02.2023 22:29 07.02.2023 22:29 Vajza e porsalindur, fotografia e së cilës u bë virale pasi ajo ishte shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në veriperëndim të Sirisë pas tërmetit të së hënës, është në gjendje të qëndrueshme. Kështu deklaroi një mjek nga në spital në Afrin, aty pranë. U raportua se nëna e foshnjës e filloi lindjen menjëherë pas fatkeqësisë dhe e solli atë në jetë para se të vdiste. Babai i saj, katër vëllezërit e motrat dhe një hallë u vranë gjithashtu nga tërmeti. Pamjet dramatike nga momenti i shpëtimit të foshnjës treguan një burrë që e mbante, teksa ajo shihej e mbuluar me pluhur pasi u tërhoq nga gërmadhat në Jidayris, qytet i kontrolluar nga opozita afër kufirit turk në provincën Idlib. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.