“Forumi Shqiptar” triumfon në zgjedhjet në Tuz NULL NULL 05.03.2023 22:17 05.03.2023 22:17 Koalicioni “Forumi Shqiptar” i kryesuar nga Nik Gjeloshaj ka siguruar 18 mandate nga 32 në zgjedhjet lokale të zhvilluara sot në Tuz. Fitorja është pritur me festë dhe entuziazëm nga mbështetës të shumtë, të cilët kanë pritur deri në fund numërimin e votave. Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Zgjedhjet e së dielës janë të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018./Euronews.al Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.