Lajmet e fundit

Fortesa Orana ishte pranë medaljes në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Orana u diskualifikua nga gara në ndeshjen vendimtare për medalje, transmeton klankosova.tv.
Gjyqtarët vendosën ta dënojnë me “shikkaku”, që në karate njihet si thyerje e rregullave teknike. Si pasojë e këtij dënimi, ajo nuk mund të garojë për medaljen e bronztë.
"Fati nuk ishte me të, kur e kishte medaljen shumë pranë.Me Fortesën mbyllen garat e karateistëve tanë në LM Taranto 2026.Bilanci i karateistëve, medalja e artë e Islam Selmanit", thuhet në njoftimin e KOK në Facebook.