Fortesa Orana dëmtohet nga mospajisja e vizave, bie nga ranglista - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fortesa Orana dëmtohet nga mospajisja e vizave, bie nga ranglista

NULL NULL
nga Jon Ajeti 29.03.2023 15:00

Karateistja Fortesa Orana nuk ka arritur të garojë në një prej dy ngjarjeve kryesore të sportit të karates. Kjo për shkak të mospajisjes me viza nga shtetet që nuk e njohin Kosovën.

Fillimisht ajo nuk arriti të marrë pjesë në turneun Premier Leaige 1 në Baku, e më pas Kosovës iu mohua garimi edhe në kampionatin evropian të karates në Spanjë.

Këto dy gara do ti’a mundësonin kualifikimin për në lojërat evropiane, por për shkak mospjesëmarrjes ajo ka rënë në pozicion nga ranglista në kategorinë e saj prej vendit të gjashtë në të 13-tin.