Formula 1, më shumë goma të buta në lojë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Formula 1, më shumë goma të buta në lojë

NULL NULL
15/12/2015

Drejtuesit e Formula 1 po i provojnë të gjitha mundësitë për ta bërë kampionatin sa më interesant. Gjatë viteve të fundit kanë tentuar disa herë të ndryshojnë rregullat e lojës por nuk ia kanë dalë mbanë. Gjithsesi, që nga viti 2016 do të bëhen modifikime të reja duke filluar që nga ai i ndryshimit të gomave tre herë gjatë një gare edhe pse kjo nuk do të jetë e detyruar. Pirelli do të jetë furnizuesi i vetëm dhe kjo kompani do të vendosë llojin e gomave që do të përdoren. Zgjedhja e Pirellit do të komunikohet disa javë përpara dhe skuadrat janë ato që vendosin nëse do ta interpretojnë ose jo garën me tre tipe të ndryshme gomash.

Për ndalesën e parë në Australi janë në dispozicion gomat e mesme, të buta dhe super të buta. Kombinimet e mundshme të strategjisë do të shtohen pasi në lojë do të hyjnë edhe gomat ultra të buta që do të dallohen nga shiriti ngjyrë vjollcë. Në këtë mënyrë, futja në lojë e disa gomave të buta, mund të ndikojë edhe në ndërtimin e telajos së makinave. Skuadrat do të marrin masat e duhura për të ndërtuar njëvendëshe që t’i përshtaten rregullave të reja. Nga ky vendim nuk preken vetëm makinat por edhe pilotët pasi ata zotërojnë stile të ndryshme. Në rastin e Vettel, gomat e buta mund të ndikojnë shumë në ecurinë e garës, gjë që nuk do të ndodhte te pilotët agresivë si Hamilton, i cili ka një stil të ndryshëm dhe konsumon më shumë goma gjatë një gare. Në këtë aspekt, strategjia që do të ndërtojnë inxhinierët bëhet më e komplikuar dhe më interesante. /supersport.al