Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfaqësuesja A e Femrave në Basketboll verës do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla

NULL NULL
21.04.2021 18:55

Kosova është bërë me përfaqësuese A të femrave në basketboll.

Vashat kosovare do të marrin pjesë gjatë verës në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që do të mbahet në Qipro.

Kjo është bërë e ditur pas një takimi të zhvilluar në mes të përfaqësuesve të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe atyre të Komitetit Olimpik të Kosovës, transmeton KlanKosova.tv.

“Për herë të parë është formuar Përfaqësuesja A e Femrave, që gjatë verës do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro”, është shprehur Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

“Për këtë, FBK ka kërkuar mbështetje nga Komiteti Olimpik i Kosovës, nëpërmjet programit të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Drejtuesit e lartë të FBK-së po ashtu kanë premtuar vazhdimin e bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Kosovës, si një institucion shumë i rëndësishëm në zhvillimin e sportit në vendin tonë”, thuhet në kumtesë.

lajme të ngjashme