Formohet Komisioni monitorues për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Kurti-Vuçiq takohen më 2 maj - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Formohet Komisioni monitorues për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Kurti-Vuçiq takohen më 2 maj

NULL NULL
18.04.2023 16:38
Flamuri i Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian si ndërmjetësuese e dialogut Prishtinë-Beograd, së bashku me Kosovën dhe Serbinë, si palë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre, kanë krijuar sot një komitet të përbashkët monitorues për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e zbatimit të saj.

Themelimi bëhet 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë të dialogut në Ohër të Maqedonisë së Veriut, siç është përcaktuar në aneksin e zbatimit, njofton Klan Kosova.

Komiteti i përbashkët i monitorimit do të kryesohet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel, Agron Bajrami, dhe Serbia nga kryenegociatori Petar Petkoviq.

Komiteti do të takohet rregullisht në Bruksel. Termat e Referencës pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS