Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Formacioni i mundshëm i Italisë ndaj Shqipërisë

NULL NULL
13.06.2024 23:26
Kombëtarja e Italisë duke u stërvitur

Italia pritet të luajë me një formacion 4-2-3-1 për ndeshjen hapëse të Euro 2024 kundër Shqipërisë.

Kjo sfidë do të luhet në Dortmund, të shtunën, duke nisur nga ora 21:00.

Në kombëtaren e Italisë janë rikthyer të gjithë në stërvitje sot, duke përfshirë Nicolo Barellan dhe Nicolo Fagiolin.

Spalletti testoi formacionin 4-2-3-1 në stërvitjen e sotme me Giovanni Di Lorenzo dhe Federico Dimarco si mbrojtës të krahut.

Trajneri i Italisë kishte thënë se me shumë gjasa do të përdorte një mbrojtje me katër lojtarë kundër skuadrave që luanin vetëm me një sulmues dhe kjo është situata me Shqipërinë.

Bryan Cristante është favoriti për partnerin e Jorginhos në mesfushë, me Federico Chiesa, Lorenzo Pellegrini dhe Davide Frattesi që do të jenë pas sulmuesit të vetëm Gianluca Scamacca.

Formacioni i mundshëm i Italisë:

(4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenco, Mancini, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Cristante; Frattesi, Pellegrini, Chiesa; Scamacca

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.