Lajmet e fundit

Gjilani dhe Prishtina do të përballen sonte në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Gjilanit, me fillim nga ora 19:00, ku vendasit do të tentojnë t’i shkaktojnë Prishtinës humbjen e parë të sezonit, transmeton Klankosova.tv.
Gjilani vjen në këtë përballje pas barazimit pa gola, 0-0, ndaj rivalit lokal Dritës në derbin e qytetit.
Në anën tjetër, Prishtina është në formë të shkëlqyer dhe në këtë takim vjen pas fitores 3-0 ndaj Feronikelit ’74, në ndeshjen e zhvilluar në Klinë.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Coric, Thaqi, Limani, Krivanjeva, Potoku, Ibrahimi, Boshnjaku, Namani, Morina, Bilalli, Rrahmani.
Prishtina: Iljazi, Poçi, Llugiqi, Kryeziu, Halili, Diatta, Fazlija, Bytyqi, Saletic, Krasniqi, Selmani.