Forconi eshtrat tuaj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Forconi eshtrat tuaj

NULL NULL
25/05/2015

Kalciumi, është i domosdoshëm për eshtrat, dhe është i pranishëm në produktet e qumështit.

Por nëse nuk i doni ose duroni, ka edhe alternative,  kur flasim për eshtrat e fortë dhe të shëndetshëm, ekzistojnë dy materie më të rëndësishme ushqyese: kalciumi dhe vitamina D.

Kalciumi forcon strukturën e eshtrave dhe dhëmbëve, derisa vitamina D nxit shpërbërjen e kalciumit dhe rritjen e eshtrave.

  1. Jogurti. – Shumica e njerëzve e merr vitaminën D nga dielli, por ajo mund të konsumohet edhe përmes ushqimit të pasur me atë vitaminë, si jogurti. Me një gotë jogurt mund të përmbushni sasinë gati sa nevoja ditore për kalcium.
  2. Qumështi. – Ka arsye pse qumështi është burimi më i popullarizuar i kalciumit. 250 ml qumësht pa yndyrë do t’ju kushtojnë 90 kalori, por do t’ua japin 30 për qind të dozës ditore të kalciumit. Zgjidhni qumështin me më shumë vitaminë D dhe do të dyfishoni përfitimin. Pini së paku 3 gota qumësht në ditë dhe do të keni eshtra më të fortë.