Forcat e KFOR-it pozicionohen te Kërrshi i Dudës dhe në drejtim të Leposaviqit (VIDEO) NULL NULL 26.05.2023 18:40 26.05.2023 18:40 Forcat paqeruajtëse të KFOR-it janë pozicionuar te Kërrshi i Dudës, pas tensioneve në komunat veriore, pasi me ndihmën e Policisë së Kosovës u vendosën kryetarët e rinj në zyrat e reja. Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova, shihen një numër i madh i automjeteve të KFOR-it. Sot, ka pasur disa tensione mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. Ndërsa pas këtyre tensioneve, tani atje situata është e qetë. Patrulla të KFOR-it janë vendosur edhe në rrugën që shpien për në Leposaviq. Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihen së paku nëntë automjete ushtarake të KFOR-it. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë