Forcat amerikane zgjasin mandatin në Afganistan NULL NULL 15.10.2015 19:54 15.10.2015 19:54 Presidenti amerikan Barack Obama ka konfirmuar planet për të shtuar prezencën u ushtrisë amerikane në Afghanistan pas vitit 2016, me një ndryshim të politikës. Duke folur në shtëpinë e bardhe, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë 5.500 trupa në Afganistan, kur ai do ta lë zyrën e presidentit në vitin 2017. Fillimisht u mendua të gjithë, por më vonë vetëm një numër i vogël i forcave do të largohen deri në fundin e vitit tjetër. Por ushtria amerikane ka thënë se më shumë trupa nevojiten për të ndihmuar forcat afgane për të luftuar kërcënimin në rritje të talebanëve,raporton BBC, njofton Klan Kosova. Aktualisht 9,800 trupa amerikane janë të stacionuara në Afganistan. Forcat amerikane do të stacionohen në katër lokacione- Kabul, Bagram, Xhalalabad dhe Kandahar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 6 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 10 minuta më parë