9:17, 30 Maj 2020

Kylie Jenner është goditur nga pretendime të jashtëzakonshme se ajo nuk është më miliardere.

Revista Forbes ka deklaruar se 22-vjeçarja ka gënjyer sa i përket shifrave të fundit duke deklaruar tatime të falsifikuara, shkruan Daily Mail.

Ndërkaq, më tej thuhet se familja Kardashian/Jenner ka krijuar një rrjet gënjeshtrash duke bërë që Kylie t’i ekzagjeroj të ardhurat nga biznesi i saj.

Këto pretendime vijnë një vit e një muaj pasi vet revista e vendosi Kylie në faqen e tyre, të cilën e cilësuan si miliarderen më të re në botë.

Kylie shiti 51 përqind të Kylie Cosmetics në janar të këtij viti, marrëveshje e cila arriti shumën prej 1.2 miliard dollarësh.

Forbes pretendon se regjistrimet e lëshuara nga shitja e produkteve të saj gjatë gjashtë muajve të fundit, zbulojnë se biznesi i Jenner është dukshëm më i vogël nga sa është menduar.

Revista në asnjë mënyrë nuk beson se shifrat e dhëna nga Kylie  janë të vërteta. Llogaritjet e tyre të reja e vendosin pasurinë personale të bukuroshes në pak se 900 milionë dollarë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë