Fonte vazhdon kontratën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fonte vazhdon kontratën

NULL NULL
16/10/2015
Kapiteni i Saints ka nënshkruar vazhdimin e kontratës aktuale, që e mban atë të lidhur me klubin deri në fund të sezonit 2017-18.

Jose Fonte ka rënë dakord për një kontratë të re me klubin që skadon në vitin 2018.

Pas kalimit në St Mary’s nga Crystal Palace në vitin 2010, qendërmbrojtësi i ndihmoi Saints që të ngjiten nga League One në Premier League.

Dhe 31 vjeçari është shumë i lumtur me pozitën e tij në klub, prandaj ka vendosur që ta vazhdojë kontratën.

“Jam shumë i lumtur”.

“Dua që ta falënderoj menaxherin, drejtorët dhe pronarin – të gjithë – që treguan besim në mua”.

“Dhënia e kësaj mundësie është diçka shumë e rëndësishme për mua. Shpresoj që t’ua kthej me lojë të mirë”.