12:54, 15 Maj 2020

19 vjeçari Ilir Behluli, po vuan nga leukemia akute, ai ka nevojë për ndihmë dhe po i duhen 150 mijë euro për shërimin e tij në Turqi.

Për shërimin e 19-vjeçarit, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë, 5 mijë i kanë dhënë qytetarët deri tani dhe 1 mijë euro këngëtari i njohur Labinot Tahiri.

E Ilirit sot i ka dal në ndihmë Fonadacioni ”Firdeus” i Elvis Naçit.

Kjo u bë e ditur nga vet Naçi.

”Fondacioni Firdeus merr përsipër rastin e Ilir Behlulit i cili është i sëmurë me leukemi akute, pas bisedës që patëm me babin e Ilirit. Lusim Zotin ta shërojë Ilirin dhe Familjarëve t’i japë durim. Amin”, shkruan Naçi.

19 vjeçari Ilir Behluli vuan nga leukemia akute, ka nevojë për ndihmën tonë

Konkurs Pune

Lexo më shumë