FOL: Ministria e Forcës së Sigurisë harxhon më së shumti për mëditje - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FOL: Ministria e Forcës së Sigurisë harxhon më së shumti për mëditje

NULL NULL
26/05/2015

Një hulumtim i realizuar nga Lëvizja FOL (hulumtimi i plotë) lidhur me shpenzimet e institucioneve për paga dhe mëditje, ka rezultuar se një numër i institucioneve nuk kanë kategori të ndara.

Nga 50 institucione prej të cilave janë kërkuar shifrat për këto shpenzime, interesimit të FOL u janë përgjigjur 24 prej tyre, apo 48%, ndërsa 52% tjerat – ku përfshihet edhe Zyra e Kryeminstrit –  kanë refuzuar të përgjigjen, njofton Klan Kosova.

Nga institucionet që u janë përgjigjur kësaj kërkese, 19 prej tyre, apo 79%, kanë kategori të pagave dhe mëditjeve, ndërsa pjesa tjetër, 5 institucione – nuk i kanë.

Hulumtimi tregon se Ministria e Forcës së Sigurisë i ka harxhimet më të mëdha për mëditje 59%.

Ndërsa më së paku në këtë kategori harxhon Minsitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, vetëm 0.05% të buxhetit, si edhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm – me nga 2% të buxhetit.

 

Klan Kosova