FMN-ja lavdëron Qeverinë NULL NULL 16.10.2015 17:00 16.10.2015 17:00 Kryeministri Isa Mustafa ka pritur sot në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Jacques Miniane, i cili ndodhet në mision për rishikimin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe FMN-së. Duke folur për zhvillimet ekonomike në Kosovë, Mustafa, e njoftoi për progresin që po arrihet, për performancën pozitive fiskale, stabilitetin financiar, treguesit pozitiv në ekonomi, si dhe ecurinë e proceseve tjera ekonomike në vend. Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Jacques Miniane, vlerësoi lartë përkushtimin dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në raport me zbatimin e marrëveshjes me FMN-në. Miniane, poashtu, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për progresin që po bën në avancimin e sistemit të prokurimit publik. Gjatë takimit, është biseduar edhe për të hyrat dhe shpenzimet, me ç ‘rast është vlerësuar lartë performanca e Qeverisë në këtë drejtim, si dhe për projeksionet buxhetore të vitit 2016 dhe aspektet e tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik, stabilitetin financiar dhe reformat fiskale në Kosovë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 33 minuta më parë