Fluturimi i dytë i evakuimit të britanikëve niset nga Izraeli NULL NULL 24.06.2025 18:30 24.06.2025 18:30 Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se një fluturim i dytë që evakuon qytetarët britanikë dhe familjet e tyre nga Izraeli është nisur nga Tel Avivi. Një fluturim i mëparshëm i evakuimit është realizuar pasditen e së hënës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Zyra për Punët e Jashtme ka njoftuar ka deklaruar se do të organizojë më shumë fluturime evakuimi në varësi të kërkesës. Ajo gjithashtu u bëri thirrje britanikëve të bllokuar, të interesuar për fluturime për në Mbretërinë e Bashkuar të regjistrojnë praninë e tyre në faqen e tyre të internetit në mënyrë që të marrin përditësime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.