Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Mbi 20 mijë vizitorë kanë hyrë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë në më pak se 48 orë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa.

“Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.

Në dy ditët e fundit Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka mirëpritur afro dyfishin e fluksit të avionëve që kanë ardhur ndonjëherë, përfshirë dhe pikun e sezonit turistik.

Kjo siç dihet tashmë për shkak të finales së Conference League, që po luhet mbrëmjen e kësaj të mërkure në stadiumin Air Albania./tvklan.al