Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fluminese, ekipi i katërt brazilian që siguron 1/8-tën në Kupën e Botës

NULL NULL
25.06.2025 23:16

Fluminense është skuadra e katërt braziliane e cila ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Fluminense barazoi me skuadrën nga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundowns, me rezultat 0:0, transmeton Klankosova.tv.

Ky rezultat mjaftoi që skuadra braziliane të kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Fluminense e mbylli Grupin F, me pesë pikë të grumbulluara, duke u renditur e dyta, me dy pikë më pak se Borusia Dortmund.

Ndërkohë skuadra nga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundowns me 4 pikë dhe Ulsan me 0 pikë janë eliminuar.

Përveç Fluminense, edhe tre skuadrat e tjera braziliane, Botafogo, Flamengo e Palmeiras kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.