Floyd Mayweather fiton nëntë milionë dollarë për 139 sekonda NULL NULL 02.01.2019 12:30 02.01.2019 12:30 Boksieri 41 vjeçar, Floyd Mayweather, ka arritur ta mundë kampionin japonez të kickboxit brenda 138 sekondave duke fituar nëntë milionë dollarë. Një shifër rekord e fituar brenda një afati kohor të pabesueshëm duke bërë kështu që të fillojnë edhe polemikat, shkruan Top Channel. Megjithatë nuk ka ndërmend të merret me to aspak boksieri amerikan, i cili si kundërpërgjigje, ka publikuar një pjesë të shumës së fituar në sediljet e makinës së tij Rolls Royce Phantom ku të gjitha paratë ishin në jen japonez, si për të konfirmuar që ishin paratë e asaj ndeshjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.