Flori: “Dashuria i jep kuptim jetës” NULL NULL 06.12.2018 17:31 06.12.2018 17:31 Kënga e Flori Mumajesit “Plas”, konkurrente në festivalin Kënga Magjike 2018 ka grumbulluar një numër të madh fansash dhe po dëgjohet kudo ku ka shqiptarë. Me këtë fakt është i vetëdijshëm edhe vetë kantautori, i cili në llogarinë e tij të Instagramit shkruan: “Kjo këngë nuk është më vetëm kënga ime… Është e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. DASHURIA I JEP KUPTIM JETES”. Edhe sivjet Kënga Magjike numëron një numër të madh artistësh të cilët konkurrojnë me këngët e tyre dhe presin që të kurorëzohen me ndonjë çmim, nga të shumtët që dhunon ky festival. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.